Teoria e krisur për flokët e Brad Pitt

(SG – Koment në Fb, 31 Janar 2020)

[ Brexit-i historik, dhe Teoria e krisur për flokët e Brad Pitt ]

…pasi më “intrigoi” një link në Fb, më hodhi tek një artikull në Dnevnik të Kroacisë “E premtja ditë historike, Britania del nga EU” thoshte titulli, po mendoja “pa hë, të shohim ç’thonë kroatët rreth Brexit-historisë ” – por doli se artikulli NUK ishte ndonjë analizë e politikave (siç pandehja), por thjesht diç si komente të kroatëve që jetojnë atje (paska rreth 5000 kroatë në Brit. e Madhe).

Gjithsesi, Dnevnik paska dhe rubrikën “Showbuzz”… ku mësova teorinë interesante, e cila thoshte se, sado e krisur si teori, Brad Pitt i ndërron frizurat dhe ngjyrën e flokëve në akord me të dashurat, Dnevnik teorinë e paska përforcuar me “fakte fotografike”, buzëqesha : )
– – –

“Postoji luda teorija o tome Brad Pitt mijenja frizure i boje kose po uzoru na svoje partnerice…” – Dnevnik / HR