…disa fotografë i duan kafshët, shkrepin foto kahdo që rrotullohen, ca sosh dhe dalin pastaj foto mjaft simpatike, shpesh dhe ngapakëz me elemente “artistike”, që nga kur është shpikur fotografia, padyshim foto të tilla përdoren gjithandej, psh. si posterë, si kartolina, për ilustrime librash etj. etj. – dhe bukur, dmth. fort bukur që fotografët i duan kafshët, me fotot e tyre sikur e kapërthejnë atë që neve (jofotografëve) “na ikën” me rutinat e syrit tonë, sepse dihet… kur një çast “fiksohet” diku brenda një kornize (qoftë fotografike, pikturale a tjetër), kur “slajdi” i jetës stopohet dhe na serviret një imazh i vetëm, sikur shohim dhe diç më shumë… që përndryshe disi na shmanget, s’ia dalim ta kapim – natyrisht, komenti im tani më së shkurti do dilte ta thosha gjithçka me 1 fjalë të vetme: “bukur”, sikur po thosha mëvete: mjaulushet ditkan të pozojnë tamam si ato fotomodelet për revistat e modës e të bukurisë, ja shih… nuk shikojnë fare kah kamera, padyshim do jenë “marrë vesh” me fotografin për një sesion serioz fotografik, më bëhet sikur degjoj atë “mjauuu-n” konfirmuese, vetëm aq… “mjauuu”, pasi s’di më shumë për gjuhën e maceve, macet e thonë shkurt – gjithçka me 1 “fjalë” : )
(sg – ap, j 2020)



