Paradokset e Korrupsionit Kosovar

(sguraziu – ap, 1 qershor 2021 – e kuptoj unë Kurtin, ama kam “frikë” e kuptoj dhe Evropën se si e “kupton” ajo Kurtin)

…më 14 Prill 2021, Kryeministri Kurti flet për hapat rreth “reformimit të drejtësisë” kosovare, sepse korrupsioni… mozomokeq, “korrupsioni n’vendin tonë është i lartë” – deklaron ai. Natyrisht, Kurti e di mirë se për çfarë flet, tekefundit “e di luga çfarë ka vegshi” – thotë populli…

[ diç si ilustrim për “vegshin” e Kosovës – vetëm 3-4 muaj më herët, në Janar… një dikush flet për 50 hektarë tokë të “privatizuar” nga 50 € / ari, tek ashtu për “sytë e shkruar”, pushtetarët e “jokorruptuar” ia kanë mundësuar dhe ai i “privatizon” 50 hektarë, ia japin dhe kredinë e duhur (1/4 e milionit €), e njëjta tokë pastaj për “nevojat e autostradës rishtas i kompenzohet” nga 5000-6000 €, me paratë e popullit, me paratë e asaj autostradës së “shtrenjtë”… ]

…pas 14 Prillit, dy javë më vonë, më 30 Prill 2021, Kurti i flet Evropës dhe “propozon një Mini-Marshall Plan” për shpëtim-ndërtimin e Ballkanit Perëndimor, në fakt Kurtit për fjalë të “mëdha” zor se ia kalon kush, mbase me fjalimin synonte “1 udhë e 2 punë” – do thoshte populli rishtas – pasi i jep leksion dhe Evropës për “historinë”, ua përkujton se si dikur Marshall-Plani i ShBA e pati ndërtuar Evropën, ec e mos buzëqesh, e kuptoj unë Kurtin, ama kam “frikë” e kuptoj dhe Evropën se si e “kupton” ajo Kurtin : )