B. Hamaday – Kosova po përballet me probleme të vjetra (2019)

Në Kosovë shkalla e papunësisë për femrat mund t’jetë dhe 60%!

Kosova, kombi më i ri i Evropës po përballet me probleme të vjetra, një komb ku mbi 57% e popullsisë është nën moshën 35 vjeçare dhe ku shkalla e papunësisë për femrat është 56.9%, që është afërsisht 15-20% më e lartë se ajo për meshkujt. Për shkak të mungesës së mundësive dhe të pabarazisë arsimore, vetëm 35% e femrave kosovare marrin pjesë aktivisht në fuqinë punëtore të vendit” – Brigitte Hamaday (në një ese fotografike, publikuar në linjë, Janar 2019)

Brigitte paska vajtur në Kosovë në v. 2015, duke punuar për UNMIK-un, si avokate apo dmth. rreth çështjeve të drejtësisë. Gjithsesi ajo qenka dhe fotografe, e po ashtu edhe një “vrojtuese” e ecejakeve shoqërore, artistike e kulturore.

Vërtet aspak e mirë të lexohen këso shifrash për vendlindjen, pasi është statistikë aq e dhimbshme “60%” papunësi për femrat, sikur që e dhimbshme papunësia prej 30-40% për meshkujt (madje dhe 10-15-20% papunësi do ishin shifra të larta për shtetin me ekonominë më të “dobët” të Evropës, pa le tjera shifra) – gjithsesi mësova shumë… për Kosovën, psh. lexova për disa artiste e aktiviste të dalluara, femra të reja dhe energjitike që kanë synim përmirësimin e gjërave në Kosovë, sipas Brigitte “skena artistike femërore në Kosovë është duke çuar drejt ndryshimeve për më mirë“… dhe unë shpresoj të jetë ashtu.

https://www.calvertjournal.com/features/show/10956/kosovo-women-culture-photography

(sg – ap, 8 Q 2019)