[ diç si vërtetim i teorisë së dyshimtë “eurovizionale” – shtetet ballkanike ia bëjnë me “hile” Lulandisë, sidomos Shqipëria… ]
…duke filluar nga 2004 Shqipëria ka marrë pjesë 16 herë në festivalin e Eurovision, s’ka fituar asnjë herë, rezultati më i mirë i Shqipërisë ishte në v. 2012 me këngën “Suus”, interpretuar nga Rona Nishliu, e pati arritur vendin e 5-të me 146 pikë – kështu thonë statistikat zyrtare të EurovisionWorld…
…të dhënat e tyre po ashtu thonë se për v. 2019 ka fituar Holanda, me këngën “Arcade” kënduar nga D. Laurence, duke fituar 498 pikë. Padyshim mund ta kenë përcjellur mjaft fansa të “eurovision”, nga e gjithë bota, dhe se kush na humbi e kush na fitoi (meqë fjala është për “vision”) SHIHET e DIHET aty për aty… s’është nevoja për ndonjë bujë jashtëvizionale : )
…gjithsesi, mua më pati interesuar të “analizohen” pakëz pikët e 2019, sesi më dukej që disa gjëra s’janë “okidoki”, me gjasë shtetet ballkanike ia bëjnë me “hile” Lulandisë, sidomos Shqipëria – dhe hm, kam përshtypjen teoria ime doli t’jetë fort e “saktë”, dyshimi im teorik mbështetej në faktin… apo dhe s’ka nevojë tani për fjalë, kur njeriu pohon diç natyrisht duhet ta mbeshtesë dhe me fakte (andaj shih grafikën : )
(sguraziu – ap, q 2019)

