maçoku dëgjonte muzikën e Betovenit, dhe tani i duket vetja si luan : )
(komentet simpatike, me mijëra gishta e “lajka”)
…para disa ditësh më duhej linku i Simfonisë së 5-të të Betovenit… dhe u habita kur pashë “You” tek komentet në Youtube (u çudita pasi s’kam komentuar kurrë – psh. në Fb nëse tek komentet thotë “You”, fjala është për ndonjë koment tonin, që vërtet kemi komentuar) – komenti shfaqej që në krye, dhe vazhdonte me “dun dun dun…” (gjoja si lirikë, si tekst i simfonisë) – e kuptova që “You” ishte thjesht një pseudo-emër i dikujt…
…gjithsesi, komenti i “You” i kishte me mijëra “gishta përpjetë”, atë ditë s’pata kohë, por sot i kopjova disa nga to… rishtas m’u ngjall buzëqeshja me humorin e komentuesve, lloj-lloj thëniesh shakalogjike e simpatike rreth Betovenit, rreth muzikës së tij, një dikush kishte shkruar për “macen e vet, dhe se falë simfonisë së Betovenit tani është rritur si luaneshë” – natyrisht, m’u kujtua ajo thënia e urtë indiane: “madje dhe macja (ose maçoku) është luaneshë (luan) në strofkën e vet” : )
(sguraziu – ap, q 2019)
[ madje dhe macja është luaneshë në strofkën e vet – fjalë e urtë indiane ]


