“Grepat” reklamatikë – Dashuria si truk për një Mini-hiç!
(sg – ap, maj 2019 – koment, pak humor…)
Toyota Nederland thotë se, në bashkëpunim me Lonneke Bakker, këngën “Happy Together” e kanë veshur me rroba të reja, enkas për veturën “Aygo” të Toyota. Në rregull, pse jo (“happy together” këndohej dikur nga Turtles, 1967 – dmth. aq e vjetër… këndohej nga “breshkat” ende pa lindur ne : )
Për entuziastët, për ata që i duan veturat pa hile, sipas Toyota veturat “asocionojnë” të dashurat / të dashurit – ose dmth. gjoja krahasohen me “dashurinë” e vërtetë – ta blesh një “Aygo” të Toyota është aq “njësoj” siç kur e takon dashurinë e jetës, princin a princeshën e ëndrrave. E gjitha çfarë ti sheh është se na qenke i/e lumtur, dimër a verë dielli i ngrohtë, ditët të diellosura ngopur me buzëqeshjen, flatrat e lumturisë të lartësojnë diku në qiell, rreth-e-rrotull asgjë e shëmtuar, as varfëri as padrejtësi, bota aq e bukur, e përkryer dhe tepër mirë që ekziston.
Sepse univers-umi tani ka “kuptim”, del në pah kuptimi i gjithçkaje ekzistente, tekefundit bota ekziston për t’parë sa i/e lumtur na qenke ti etj etj etj. Nëse dehur nga dashuria natyrisht që njeriu do jetë i lumtur. Toyota insiston se me trukun psiko-reklamatik e njëjta lumturi gjoja mund t’i “përshkruhet” gjetjes së veturës së vërtetë. Ashtu-kështu gjithçka që na pëlqen mund të “kllapazohet” si përgjithësim me kllapat e dashurisë. Toyota pretendon t’na flet rreth përhumbjes në delirin e “Aygo-lumturisë”…
Le t’pretendojnë ç’të donë reklamat e automobilizmit, s’ka gjë të re rreth “tundimit”, as rreth grepave të ego-izmit, as diç të panjohur rreth “mendësisë” së konsumerizmit. Mua m’interesoi muzika, vetëm rikëndimi i këngës, ribërja e këngës së vjetër, sinqerisht. Sa për veturën as që kam menduar, s’do mendoja madje as t’na ishte raketë e NASA, as ndonjë Jumbo-bus i Airbus, quaji si të duash… po deshe dhe Ferrari a Lambo, pa le që Toyota fjalën e kishte për një Mini-hiç.
Sorry Toyota, sa për mua t’kanë vajtur shpenzimet e reklamës kot, s’e përziej unë dashurinë e “hekurave” me asnjë dashuri tjetër, never, ever “mix” true love with auto-sympathy : )
[ Lonneke Bakker – “Happy Together“, 2019 – Toyota Nederland ]

