Titilium – Krijuar nga studentët italianë të Arteve të Bukura

Titilium, krijuar nga studentët italianë të Arteve të Bukura (Accademia di Belle Arti di Urbino)
(sg – sky division, may 2019)

…derisa po lexoja diç të kompanisë amerikane Matterport, më bëri përshtypje një lloj “stili” i titujve dhe apo i tekstit që përdorej në njërën prej faqeve, pastaj kur mbarova me leximin… zbulova se kompania thjesht përdorte OFL (Open Font Licenses) via Google Free Fonts (CEO i Matterport në fakt dikur dhe paska punuar për Google, so it makes sense : )

…tutje duke dashur të dija diç më shumë rreth burimit, mësova se Titilium na paskësh ardhur në jetë pikërisht nga studentët e dizajnit, dhe atë nën tutelën a kujdesin e disa profesorëve italianë… epo ja pra, diç duhej t’ishte, përndryshe s’do më bënte “përshtypje” : )