“Llamba Shekullore” e Kalifornisë, dhe “Mbretëresha Shekullore” e Britanisë!

(sguraziu – ap, q 2021)

– “Dritë-Poçi Shekullor” (Centennial Light), ndezur në v.1901, llamba xhufurratike-elektrike ose poçi më jetëgjatë i botës (pra… ndriçim 120-vjeçar)
– “Mbretëresha Shekullore” (Centennial Queen), Elizabeth II, lindur në v.1926, mbretëresha më jetëgjatë, xhufurrakja me mbretërimin më të gjatë (tani 95 vjeç, fotoja shkrepur në 89-vjeçarin e saj)

…llamba e ashtuquajtur “Centennial Light” sa u përket llambave është diç si “diell”, poç i pashtershëm, llamba me jetëgjatësinë më të madhe në botë, digjet që nga v. 1901 dhe pothuaj s’është fikur kurrë, ndodhet diku në Livermore të Kalifornisë, në një stacion të zjarrfikësve, ata thonë se llamba e tyre është llambë xhufurratike-elektrike, të paktën 120 vjeç (e instaluar në v.1901) dhe është fikur vetëm disa herë.
…si për ironi, edhe Edisoni vetë na e paskësh projektuar një llambë të “përjetshme” (që supozohej të zgjaste përgjithmonë), madje dhe qe quajtur ashtu “Drita e Përjetshme” (Eternal Light), poçi qenkësh ndezur në v.1929 në kullën e tij memoriale (Edison Memorial Tower, New Jersey), por pastaj si duket “kulla” qenkësh rrëzuar a prishur në v.1937, kështu që, për fat të keq, llamba e Edisonit do dështonte t’bëhej “llambë e përjetshme”…

***
… disa “gjatësi” të Elizabeth II – mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë, me sundimin më të gjatë, në historinë botërore më së gjati në shërbim si kreu i shtetit, monarku më i vjetër në botë, monarku aktual me mbretërimin më të gjatë, kreu aktual më i vjetër i shtetit, kreu me shërbimin më së gjati i shtetit…
…Elizabeth II ishte vetëm 25 vjeç kur u bë kreu i “Commonwealth” (dmth. diç si Krye-Burrnesha e Perandorisë Britanike, kujdes: Krye-Burrneshë është thjesht një term imi, personal, zyrtarisht nuk figuron kund : ) dhe mbretëresha sunduese e 7 vendeve të pavarura të Perandorisë, e këto “vende të pavarura” në vete s’ishin dhe aq të “vogla” si vende, disa prej tyre ishin mbretëri në vete, vende të paskajshme e madje dhe kontinente – Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Pakistani dhe Cejloni (dmth. Sri Lanka e sotme).