Picasso s’do dinte me lulet në qepalla

[ picasso s’do dinte me lulet në qepalla : ) ]

…mund të pikturosh në qepallat e mia lloj-lloj lulesh, le të thahet ngjyrësia me freskun e me afshin, pastaj do i hap lehtas sytë, artin do e shoh pasqyruar në sytë e tu, afrohu pra… mos hezito, zhyti brushat në shpirtin tënd, ashtu siç vetëm ti di, përhumbu nënvetullës me brushat e me nuancat, mund t’ia kalosh po deshe dhe atij Pikaços, apo si quhej : )

(sg – ap, q 2021)