Mbreti i Holandës për 21 vjet pilot “sekret” i KLM!

[ …mbreti i Holandës për 21 vjet pilot “sekret” i KLM ]
(sg – ap. korrik 2021)

…në grupin “International Dutch Culture…” sot më doli një kuriozitet mjaft interesant, dhe aq nuk u habita por s’e dija që mbreti aktual i Holandës, Willem-Alexander, na qenka pilot i kualifikuar, jo sa për sy e faqe (për avionin privat, si John Travolta-t e Hollivudit) por aso piloti përnjëmend, për 21 vite rresht paska “fluturuar” me avionët e pasagjerëve të KLM, 2 herë në muaj, si pilot i punësuar “part-time” (dmth. punësim sekret i monarkut)…

…e kuptoj, në rregull mbajtja sekret (monarkët, princat, e sidomos princeshat ashtu-kështu kanë lloj-lloj hobby-qejfe e sekrete) por vetvetiu lind kureshtia; vallë mos t’na jetë dhe shumçka tjetër monarku ynë fantomik, çfarë nëse nesër kronikat insistojnë ndryshe, çfarë nëse historia na mahnit me faktin se ishte ai në ISS (Int. Space Station), se mbreti Willem-Alexander ishte kozmonauti holandez që fluturoi në orbitë me Sojuz-at e rusëve, e jo Andre Kuipers etj etj : )

…shkurt, ec e mos u kënaq me kuriozitetet e me surprizat – s’jam “anëtar” i asnjë grupi të Fb, gjithsesi nëse janë konfiguruar si “publike”, postimet e grupeve mund të lexohen nga të gjithë…