Tema e panjohur – fjala është për shuuuuumë fjalë…

[ tema e panjohur – fjala është për shuuuuumë fjalë… ]
(sg – ap, 2019 – barcoletë)

…studentët e kishin hetuar që Profesori i gjuhë-letërsisë gjatë tërë orës i mërzitur, nuk fliste, endej i përhumbur, i medituar, në një monent… papritmas e shtroi pyetjen e çuditshme se cili na qenka “dallimi mes fjalorit të shqipes dhe gruas së tij”?
…ngelën të habitur sa s’ka më, kurrë s’kishin dëgjuar pyetjesh të tilla nga ai, vallë pse duhej krahasuar fjalori pikërisht me gruan e tij! Ata e njihnin Fjalorin, e njihnin dhe Profesorin, ama jo dhe gruan e tij. S’e kishin idenë as ç’të mendonin, pa le ta gjenin.
Meqë askush s’pipëtinte, më në fund Profesori ua lehtësoi duke u vetëpërgjigjur:
…asnjë dallim, s’kanë fare dallim, fjala është për fjalë, për fjalë dhe vetëm fjalë, fjalori dhe ajo janë njësoj, të trashë dhe me shuuuuumë fjalë, tepër shumë fjalë… aq sa njeriu s’ka si i shpëton kokëdhimbjes!
Ikni tani, s’më interesojnë opinionet tuaja, ashtu-kështu temë e panjohur për ju, më vonë gjatë jetës do ta keni idenë e problematikës – javën tjetër do flasim për disa poetë, shkencëtarë, filozofë e burrash të mëdhenj të historisë që kurrë s’qenë martuar…

[ ngjitur: grup-skulpturë e Philip Jackson – “The Sentinels” ]

Philip Jackson – “The Sentinels”