James Pradier (1790-1852) – Safoja, 1852

James Pradier (1790-1852) – Safoja, 1852

…skulptura e fundit e Pradier, poetesha antike, Safo në dëshpërimin e vet, e mbytur në dhimbje, në dramën e saj të vetëvrasjes… ose duke menduar për t’i dhënë fund jetës – përshkrimi zyrtar i Musée d’Orsay thotë: sigurisht figura bashkëdyzon fisnikërinë e mermerit dhe dinjitetin e subjektit, por dhe qartësia e konstruksionit, egërsia e gjestit, intensiteti meditativ i shprehjes sugjerojnë bindshëm për praninë e “brendësisë” së fortë (dmth. me “brendësinë” sugjerohet se vepra artistike sikur ngërthen dhe “ngarkesën emocionale” të subjektit, thuase Safoja e mermertë frymon – fuqia artistike skulpturale apo mermeri i ftohtë si një formë e artit “njësoj” mund ta përçojë ndjesinë… siç e bën psh. edhe poezia).
Safoja qe ekspozuar në “Salon” në v.1852, kur skulptori Pradier papritmas pati ndërruar jetë; atëbotë skulptura qe mbuluar me një mbulesë të zezë dhe artisti qe nderuar “post-mortem” me medaljen e nderit.
(sguraziu)

skanim nga dikush i nje ilustrimi nga Chevignard, perdorur ne nje artikull te v. 1852, e ku thuhet “…derniere statue de Pradier” (statuja e fundit)