Xhuxh-mbreti i shqiptarëve…

[sguraziu – ap, korrik 21]

…xhuxh-mbreti i shqiptarëve, nga 1939-1943 – Viktor Emanueli III – Vittorio Emanuele Ferdinando Maria Gennaro di Savoia (1869-1947), emrin shumë të gjaaaatë dhe mbretëroi për nja gjysmë shekulli, plot 46 vjet, mirëpo në fakt ishte pothuaj një xhuxh, vetëm 1.53 m i gjatë…

…nganjëherë kam “përshtypjen” sikur historianët shqiptarë ca gjëra të historisë më me dëshirë i heshtin, sikur s’ua ka ënda t’i përmendin, herë ia mbajnë sa më rrotull, e herë e thonë fare shkurt (psh. “okupimi italian”, vetëm aq), s’duhet mohuar, historia shqiptare e asaj kohe ishte “histori mjaft akrobatike”, ndoshta historianët nuk ndjehen mirë me “akrobacionet” e asobotshme të Zogut, i cili herë me jugosllavët merrej vesh për ndonjë mrekulli (psh. me presion e ndërskamca do ta zhbënte parlamentin, do ta shqelmonte Nolin në prap*** politike, do ta përzinte në Itali… gjoja për t’u bërë vetë mbret) e herë me italiano-gjermanët do merrej “vesh” që sëpaku ai vetë dhe mbretëresha t’syrgjynoseshin diku në Greqi, meqë pas Shqipërisë italiano-gjermanët ashtu-kështu do vinin ta “çlironin” dhe Greqinë…

…gjithsesi, skuqja dhe turpi për akrobatikat e asokohëve ishte se ç’na ishte, ndoshta dhe mund të kuptohet, s’shembet bota nëse shihet “mes gishtash”, e megjithatë për çudi as historianët e mëvonshëm të xhaxhi-hoxhës pothuaj kurrë-askund nuk i përmendin meritat zanafillore “jugo-titiste të organizimit komunistik shqiptar”, ndoshta sepse rishtas temë e xigëlueshme, rishtas skuqje e turp… sepse me pelena e me gjithçka komunistët shqiptarë i patën huazuar nga miladin-popoviqat e këso bukuroshër të historisë jugosllave – inati është inat, e lehtë të kuptohet, them se dhe mua vetë do m’vinte inat, e pranoj : )