Safoja, legjenda dhe simbolizmi i “dashurisë së dështuar”!

[ sguraziu – ap, t 21 – pak fjalë ]

…shohim që piktura e Stueckelberg, poeten e famshme të lashtësisë e paraqet pak çaste para se t’kërcente dhe t’i jepte fund jetës së vet, edhe piktura (djathtas) e Guerin sikur e paraqet “pak çaste para çasteve” të pikturës së Stueckelberg, Safoja do kërcente sepse pikëllimi e dëshpërimi s’kanë kufij, jeta tutje s’ishte “lajtmotiv”, s’kishte as kuptim as motiv, ose le t’shpaloset tani vetë dhimbja; poetja ia pati falur zemrën dikujt… o falur, apo zemra dhe mund t’i jetë vjedhur, s’kemi si ta dimë, e donte dikend tepër shumë, ndërsa ai e pati refuzuar, në versionin e Guerin e ngrata Safo ende ulur fizikisht, kurmi saj piktural bën dritë por e thyer shpirtërisht, edhe pak… dhe e pashmangshme, do afrohet buzë shkëmbit për t’u hedhur andej në amshim, shohim se brushat e piktorëve temën e kanë “rrahur” denjësisht, psh. asnjëri s’ka harruar kurorën me dafina, laurus nobilis – ashtu nderoheshin poetët e lashtësisë (jo se kurora qe bërë traditë pas refuzimit nga Dafina të dashurisë së Apollonit – sa i përket dështimit rasti mjaft i ngjashëm, por dhe ka mjaft “dallim”, meqë Apolloni sëpaku e pati “zënë” Dafinën : )

…në rregull, s’do e zgjasim ama s’duhet mohuar, secila pikturë më bukur se tjetra, të dyja ngjeshur me bukurinë e me shkëlqimin, madje dhe elektrizuar me nuancat e erotizmit, gjithsesi, rreth Safos është spekuluar mjaft, si me brusha si me fjalë, ndoshta dhe është tepruar (sidomos materia qe ngjeshur gjatë shek. XIX), realisht s’është se dihet shumë për jetën e për veprën e saj, edhe fjalët edhe brushat i ndiqnin mitet e legjendat, nga ata që shkruanin gjërat shpesh interpretoheshin sipas hamendësisë e kureshtisë, thuase për t’i “pasqyruar” ashtusoj preferencat e tyre – sipas legjendës Safoja qe vetëvrarë, e dëshpëruar nga dashuria (e pakthyer) për Faonin, ose më mirë e thënë “e lënduar skajshmërisht nga refuzimi i tij”, do vetëvritej duke u hedhur nga shkëmbinjtë diku në ishullin Lefkada (siç ishulli quhet tani në Greqinë e sotme), besohet se poetja t’ketë vdekur rreth v. 570 pes., sidoqoftë se Safoja i ka marrë jetën vetes duke u hedhur nga shkëmbinjtë… ngelet në suazat e legjendes, asgjë nuk është gjetur qoftë dhe diç indirekte a shenjë e flashkët për ta “mbështetur” sadopak legjendën – sikur që dhe, për fat të keq, shumë pak nga shkrimet e saj kanë mbijetuar të plota, në fakt në tërësi ka mbijetuar vetëm 1 poezi, një… e vetme, vetëm krijimi prej 28 vargjeve që njihet si “Himn për Afërditën” (dmth për perëndeshën e dashurisë)…

(ngjitur)
1 – Ernst Stueckelberg (1831-1903) – Safoja, 1897
2 – Pierre-Narcisse Guerin (1774-1833) – Safoja në shkëmbin Leukadian