Muzika dhe lotët (Hans Zimmer – “Time”, 2010, Extract)

Hans Zimmer – “Inception: Time“, 2010, Extract

 

…dihet se muzika (si art) mund t’i bëjë njerëzit të qajnë, arti e ka fuqinë për ta “trazuar strofullën” ndjesore… por megjithatë, vallë si “preket ai teli” i zemrave, thjesht nga ca tinguj !
…kompozicioni me titullin “Time” (Koha) i Hans Zimmer, për filmin “Inception” të Christopher Nolan, publikut i qe prezantuar në v. 2010 (atëherë kur dhe filmi, kuptohet)…
…vitin e kaluar (2020) një studio paska ndërmarrë diç si eksperiment të vogël; i paskan ftuar një grup personash dhe i paskan lutur të rrëfejnë diç personale… pastaj ua paskan dhënë kufjet për ta dëgjuar pikërisht muzikën “Koha”, të Hans Zimmer – të gjithë paskan qarë…
…ok, meshkujt ia paskan dalë t’i mbajnë lotët disi (është supozuar t’jenë më të “fortë”), por dhe ata qenkan prekur e lëkundur mjaft : )
(sg – ap, t 21)