Tracy K. Smith [1972, ShBA ]
Pse dhe me fuqinë e kujt të nisën këtu?
Çfarë sheh që mund t’kishe dëshirë ta vjedhësh?
Pse ky vallëzim? Pse trupat tuaj të errët
E pinë gjithë dritën? Ç’je duke kërkuar
Që ne të ndjejmë? Ke vjedhur ndonjë gjë? Pastaj
Ç’kërcen ashtu në gjoksin tënd? Cila është
Natyra e misionit tënd? Je duke kërkuar
T’ofrosh një faj-rrëfim? Ke diç t’bësh
Me të tjerët e sjellur për dëm? Pastaj
Pse ky frikësim? Dhe pse e pushton
Natën tonë, duarngritur, syhapur, gojëmbyllur
Si fantazmë? Ka diç që dëshiron ta pranosh?
Është ky ndonjë test enigmatik? Çfarë nëse
Dështojmë? Si dhe kujt t’ia drejtojmë apelin tonë?
– – –
© 2018 T. K. Smith – Burimi: “Wade in the Water” (Graywolf Press), via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2021