Mbretëresha Nefertari dhe dy princeshat, Meritamun, Takhat

Nefertari, e para si Grua e Madhe Mbretërore (ose Gruaja Parësore, Kryesore) e Ramsesit të Madh, njëra ndër mbretëreshat më të njohura të Egjiptit (kuptohet Egjipti kishte dhe mbretëresha tjera të njohura, si psh. Kleopatra, Nefertiti, Hatshepsut… ), emri Nefertari përkthehet si ‘Shoqëruesja e Bukur’), gjithsesi shkollarët thonë se ajo njihej dhe me emrin Nefertari Meritmut, e që ‘Meritmut’ do përkthehej si ‘e dashur e Mut’ (dmth. e perëndeshës Mut).

Nefertari ishte mjaft e arsimuar, psh. shkrim-leximi me hieroglifet s’ishte asfare problem, aftësi kjo shumë e rrallë për kohën. Natyrisht që përgatituria e tillë do t’i ketë sjellur përparësi e lehtësira gjatë korrespondencave diplomatike të kohës.
Djathtas, 2 vajzat e Ramsesit, princeshat Meritamun dhe Takhat (për Takhat shkollarët s’janë dhe aq të sigurt, padyshim dhe ajo vajzë e tij… thonë, por mbase me ndonjë grua tjetër).

– – –

Ngjitur:
riprodhim i origjinaleve litografike nga vepra monumentale mbi Egjiptin e Lashtë të egjiptologut italian Ippolito Rosellini (1800-1843), vepra e tij 10-vëllimore qe publikuar mes v. 1832 / 1843 me titullin “I Monumenti dell’ Egitto e della Nubia” (Monumentet e Egjiptit dhe të Nubisë), grafikat për librat atëbotë qenë punuar nga artistët Giuseppe Angelelli dhe Carlo Lasinio.
(sguraziu – ap, d 21)