Interneti s’ka “arkiva të mbyllura” të së kaluarës!

(sguraziu – ap, d 2021)

…interneti e ruan “vetveten”, ruhet dhe është publike gjithçka – “wayback machine” thotë se që nga v. 1996 i kanë ruajtur mbi 635 miliardë faqe – padyshim e keni ditur që Interneti e ka një vegël (ose projekt grandioz) për ta ruajtur përmbajtjen internetike, vetë e dija se bëhet “back up” i faqeve, se ruhet historia, se i kopjojnë madje dhe faqet dinamike, gjithsesi NUK e dija që kanë qasje dhe në “drafts” (gjëra ende pa publikuar), apo dhe në ato “private” (psh. nëse përdoret WordPress, apo cilido CMS do ketë të tilla opsione)…

…se bëhen publike dhe “draftet”, këtë e mësova tek sot – kjo do t’thotë që ata thjesht e “krehin” secilën database, vetë ende s’i keni publikuar, hëpërhë e keni në plan por ende jo, jeni duke u marrë me strukturën, me relevancat e me detajet, pandehni se janë “private” ama publiku i sheh dhe i lexon tashmë, sepse robotët e “wayback machine” veç i kanë arkivuar, e kjo do t’thotë e gjithë bota kanë qasje…

…natyrisht s’më pyet kush por sipas meje kjo praktikë vërtet është 100% e pacipë, arrogancë paturpësisht e maaaaadhe, le që s’e kanë lejen e askujt, ehuuu… t’i hapësh draftet është njësoj sikur postieri i qytetit t’i hapte dhe t’i bënte publike letrat e njerëzve (dmth. helbete me letra të dashuriçkave e me gjithçka, t’ua shpaloste botës me sekrete, me plane e me marifete : )

[ si shembull… vetja – ngjitur diç e v. 2004 ]

…që nga v. 2000, gjithçka që kam “bërë në internet” ata e kanë ruajtur, dhe dmth. e gjithë bota kanë qasje (na pëlqeu apo jo, as që e vrasin mendjen, interneti s’ka “arkiva të mbyllura” të së kaluarës) – pra kjo puna e ruajtjes së gjithçkaje është edhe-edhe, sa diç e mirë (sepse ndonjë gjë e humbur aksidentalisht mund të rikuperohet), po aq mund t’jetë dhe “jo e mirë”, sepse e gjithë bota do ketë qasje në “marrëzitë… a gabimet” eventuale të së shkuarës, përgjithmonë – imagjino pakëz postierin e qytetit…, ca gjëra është dhe ok t’jenë “arkiva të hapura”, ama jo bash gjithçka : )