Knoebel – “Anima Mundi” / Basquiat – “Vincent”

1 – Imi Knoebel – “Anima Mundi (I), (II), (III), (IV), (V), (VI), (VII), (VIII)”, 2014-15
2 – Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – “Vincent”, 1985

1 – Imi Knoebel – “Anima Mundi (I), (II), (III), (IV), (V), (VI), (VII), (VIII)”, 2014-15
2 – Jean-Michel Basquiat (1960-1988) – “Vincent”, 1985

s’dua gjë tjetër veçse të arrij tek ngjyra. I vendos ngjyrat, i shtrij ato dhe në këtë mënyrë përpiqem ta fitoj një ngjyrë (të caktuar). Unë përdor vërtet kombinime të ndryshme. Kjo e mban ngjyrën të hapur. S’ka ndonjë ngjyrë me të cilën nuk punoj, kështu që (në punimet e mia) s’ka asnjë sistem-kallëp (model, mostër) ngjyrash” – [ Imi Knoebel, artist gjerman ]

…thjeshtësia e artit kontemporan aq simpatike dhe e “ngrohtë”, e natyrisht edhe qasjet e artistëve, madje dhe vetë mënyra se si ata (aty-këtu me fjalë) i thjeshtësojnë pikëpamjet (e veta) artistike na vjen mjaft e ëmbël dhe e njohur, pajtohemi me fjalët e tyre sepse sikur i “kuptojmë” – bie fjala nëse të bazoheshim në punimet e artistit Knoebel (të serisë Anima Mundi, ngjitur) dhe në fjalët e tij sqaruese rreth “ngjyrave”, mbase sikur na krijohet pakëz përshtypja e kontradiktës (mes fjalëve dhe asaj çfarë shohim), në rastin e serisë Anima Mundi, sipas meje “modelizmi… ose paternalizmi” është evident, s’ka si t’jetë më i qartë – ama ne s’themi gjë, pa fjalë e shijojmë herë ngrohtesinë e ngjyrave e herë të koncepteve, sikur i kuptojmë ata, e dime ç’kanë dashur të thonë, sikur e dimë se ngjyrat zor të “kapërthehen” vetëm me fjalë, e po ashtu, nga ana tjetër as fjalët zor se kolorizohen sipas preferencave, mjaft e vështirë t’i “kolorizojmë” saktë e me precizitet : )

***
…(djathtas) portret i artistit holandez Vincent van Gogh, nga Jean-Michel Basquiat – siç e dimë, e njohur na është pakashumë si dukej, van Gogh pati bërë dhe vetë auto-portrete, madje sa të duash, disa herë (ok mbase jo aaaq sa Rembrandt, këtij të fundit auto-portretet thua se i qenë bërë obsesion, zor se na shtyhet kush me të, ndoshta as çupërlinat moderne (ato bukuroshet e Fb) me “selfies” zor t’ia kalojnë, Rembrandt i pati bërë jo më pak afro 100 sosh, aq sa sot mbase fare lehtë do “montohej një diç si film” i gjendje-ndryshimeve të tij jetësore, qoftë fjala për ndryshimet fizike apo për ato psiqike, dmth. aq i saktë do na dilte video-filmi, thjesht duke i vargëzuar auto-portretet e tij : )
…në rregull, u muar vesh, pakashumë të gjithë artistët bëjnë auto-portrete (selfies), e edhe portrete (artistësh të tjerë), pati bërë edhe Basquiat auto-portrete (te ngratit shpesh i dilnin pakëz të “katranosura”) – gjithsesi, sipas Basquiat kështu na ishte “Vincenti”, më thjeshtë se kaq vallë e si, qoftë me lapsa a qoftë me fjalë : )

unë i kryqëzoj fjalët që ato t’bien në sy (që t’i shihni më shumë); fakti se janë të maskuara jua ngjallë dëshirën që t’i lexoni” – [ Jean-Michel Basquiat, artist amerikan ]
(sguraziu – ap, d 21)