Cindy Vondran – “Yuletide Belle” (fotomanipulim)

…dihet se fotomanipulimi kreativ (kompozimi digjitalisht i imazheve derivative) është një lloj “arti” në vete (ose formë e artit, përbrenda kategorisë përgjithësuese si Art Digjital), sidomos kohëve të fundit gjërat kanë ecur përpara, mjaft “kufij” e dekadencash janë shtyrë tutje a zhvendosur, dekadën e fundit me avancimin e veglave të Adobe, në “cloud-koloninë” globalistike mund të hasen gjithfarëlloj prurjesh kreative, sa interesante po aq dhe inovative, në Behance bie fjala (nëse s’gabohem, tashmë dhe kjo platformë e gjigantit Adobe, pronë e tyre) gravitojnë panumër artistë digjitalë, lloj-lloj talentesh nga aneskaj rruzullit, psh. përveç vekto-artistëve e grafistëve, përveç sono-dizajnerëve, përveç mjeshtrave të “motion design” etj., edhe mjeshtrat e përdorimit të Photoshop (mbase bën të quhen “fotoshopistët” : ) na mahnitin me panumër sekrete, me xingla-mingla butonash, me efekte-kilifete e me çmos, edhe ata do na impresionojnë me lloj-lloj surprizash të ndryshme…

…shpesh është çështje shijesh e preferencash, ose madje-madje nganjëherë disa gjëra thjesht nuk përputhen me botëkuptimet tona, psh. ndoshta s’është aspak “mëkat” që puritanët e tradicionalizmit artistik t’mos e pëlqejnë artin digjital, ashtu-kështu për shumë artistë tradicional “cyber space” është aty ku është vetëm sa për t’i promovuar pikturat, skulpturat, grafikat, vizatimet a veprat e tyre, klasikët e brushave tradicionale digjitalizmin ndoshta as që e konsiderojnë “art” etj etj., sidoqoftë, s’duhet spekuluar, thjesht s’duhet hedhur prapa mendjes as faktin që “fotoshopistët” dhe panumër artistët e Adobe-kolonisë do ndjeheshin të margjinalizuar, ose madje akoma më keq, të “fyer”, të “nënvlerësuar” etj etj., garant ?
[ ngjitur: Cindy Vondran – “Yuletide Belle” – fotomanipulim ]

(sguraziu – ap, d 2021)