Laureola e Nderit – “Poeta Laureatus” – Poeti i Atdheut!

(sg – ap, j 2019)

“Poet Laureat” është një poet i cili nderohet zyrtarisht nga një qeveri (ose nga një institucion akordues i shtetit), dhe nga i cili poet zakonisht pritet të shkruajë poezi për ngjarje dhe raste të veçanta lidhur me atdheun e vet. Një formë identike sa i përket funksionit “Poeta Laureatus” e kanë Britania e Madhe, ShBA, Holanda e mjaft shtete të tjera.
Sidoqoftë, me sa di unë Shqipëria në historinë e vet s’ka zgjedhur ndonjëherë “Poet Laureat”, as Poet të Atdheut – mbase tani do ishte koha ideale, për gjithçka ekziston “hera e parë”. Dhe meqë diç e tillë nuk iu ndahet politikanëve, ateherë ja rasti që t’ia fillojnë mbarë, bie fjala t’më zgjedhin mua të parin… why not, propozim më origjinal se ky zor se mund të gjejnë : )

Termi “laureat” në kohët tona pakashumë nënkupton dhe një lloj prestigji akademik, ose tekefundit nënkupton njohjen për përparësinë apo arritjen superiore akademike, shkencore, intelektuale, humaniste etj. (psh nobelistët dhe i quajmë “Laureat i Nobelit”).

Në Greqinë e lashtë me degëza dafinash (laurus nobilis) thurej një kurorë me të cilën kurorëzoheshin-nderoheshin poetët dhe heronjtë. Ky zakon qe berë traditë, bazuar në mitin e lashtë të Dafinës dhe Apollonit.
Sa për romakët. psh. laureola i pati takuar Horacit. Pas epokës klasike në Itali që në vitet 1315-50 u kurorëzuan “laureatë”, rishtas nëse s’gabohem, F. Petrarka ishte njëri nga ata që do ta nderonte VETEN me aureolën e nderit (pirolla i qoftë, psh. unë s’do mundesha : )

Në botën anglishtfolëse titulli njihet si “Poet Laureate”, në ShBA psh. ky nderim ekziston që nga v. 1937, një “poet laureate” është Poet konsulltues për Poezinë pranë Librarisë së Kongresit. Në Britaninë e Madhe “lauretizmi” mori statusin zyrtar mbretëror që në v. 1668, mirëpo Ben Johnson pati qenë si “poet laureat” që në v. 1616.
Gjithsesi në Holandë quhet “Dichter des Vaderlands” (Poet i Atdheut), dhe ky funksion ekziston që nga v. 2000. Në Holandë tani “laureati” zgjedhet çdo 2 vite, për v. 2017-2019 ky nder i madh i takon poetes Ester Naomi Perquin.

(ngjitur:)
1 – Sandro Botticelli (~1445-1510) – Dante Alighieri (1265-1321), Portret në profil, 1495
2 – Gian Lorenzo Bernini (1598-1680) – Apolloni dhe Dafina, 1622-25
(frymëzuar nga rrëfimet ose nga miti ovidian në “Metamorfozat”, të njëjtin mit Ovidi e pati “mësuar” nga para-rrëfenjat greke – miti na thotë se Dafina më parë donte t’mos “ekzistonte” sesa të bëhej e Apollonit, ky qe dashuruar marrëzisht dhe e ndiqte gjithandej… askund s’e linte rehat, kështu që te ngrates i qe plotësuar dëshira… qe “drurëzuar” si dafinë, në skulpturën e Berninit shihen gishtat e saj të “dafinizuar” tashmë…