Boris Maruna – Idealizmi i poetëve kroatë

Boris Maruna (1940-2007)

IDEALIZMI I POETËVE KROATË
Boris Maruna [1940-2007, Kroaci]

Ajo që këta njerëz shpesh harrojnë
Është se shpella e Platonit me shumë hije
Njëra nga këto hije në çdo moment të historisë
– Të cilën e krijon ose e përkrahë –
Mban në duart një pushkë ajrore
Dhe ngadalë si hardhucat i heq nga muri fillimisht
Të bindurit, pastaj kokëfortët
Të gjitha mendimet tona.

– – –
© Boris Maruna – Burimi: “Ngushëllimi i kaosit” (Antologji e poezisë bashkëkohore kroate)
© nga kroatishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2016

– – –

(s. guraziu – ars poetica, 2018)
…siduket e vështirë për poetët të shtyhen me “filozofizmat”, e sidomos ndoshta me “platonizmin” mjaft e vështirë (qëkur platonizmi e kapërthen dhe aristotelizmin, qëkur platonizmi (duke filluar që nga lashtësia e deri dhe sot e kësaj dite) e ushqen gjithë “mendësinë” perëndimore shkenco-filozofike, e edhe vetë religjionin, bie fjala për 13-14 shekuj Toka pati qenë “qendra” e universit, s’guzonte kush as gëk as mëk, Galileo e pati kuptuar mirëpo kot, për 200 vjet tutje u desh ta “mbyllte” gojën, e sidomos ndoshta e vështirë të shtyhen me “neoplatonizmin” (fort e vështirë), e sidomos e vështirë të shtyhen me “platonizmin kembrixhian” (super e vështirë, me këta të fundit ndoshta as hiç se hiç, kot pandehin) – ja dhe dëshmia e “vështirësisë”, sipas poetit kroat Boris Maruna, ky e thotë shkurt e troç, poetët kroatë thjesht idealizojnë, jo se mund të “rezistojnë” – dmth. e qartë, tjetër të merresh me idealizma, e fare diç tjetër të rezishtosh mirëfilli : )