ORA E MUZGUT DHE E DASHURISË
Safo [ 630 ~ 570 pes – Greqia Arkaike* ]
LXXXII
Mbi kulmet hëna është ngjyrë-mjaltë,
Me hije të purpurta në barin e argjendtë,
Dhe jug-era e ngrohtë në detin e përkulur,
Derisa ne, dashnore pas vrullit trazues,
Shohim nga dritarja velat e bardha si afrojnë,
Vallë ç’aventura të panjohura kthehen në port!
Kështu bie ora e muzgut dhe e dashurisë
Me magjibërje zemrat e njerëzve të fashiten,
Dhe s’ka diç më shumë në këtë botë të madhe
Sesa ti krah meje, dhe kupola blu e muzgut.
– – –
© nga angl. S. Guraziu – Ars Poetica, 2014 [ nga libri “Sappho: One Hundred Lyrics”, 1907, Bliss Carman ]
* Greqia Arkaike – ishte periudha në historinë greke që zgjatë nga shekulli VIII deri në pushtimin e dytë persian të Greqisë në shek. V, rreth v. 480 p.e.s., pas Epokës së Errët greke, dhe pasuar nga Periudha Klasike.
Piktura: Jacques-Louis David (1748-1825) – Safoja, Faoni dhe Amori, 1809