Emily Dickinson – Është një qiell tjetër

Emily Dickinson (1830-1886)

ËSHTË NJË QIELL TJETËR
Emily Dickinson [ 1830-1886, ShBA ]

Është një qiell tjetër,
gjithmonë i kthjellët dhe i qartë,
Dhe është një shkëlqim tjetër dielli,
ndonëse duket të jetë errësirë;
S’kanë rëndësi pyllishtet e zbehura, Austin,
S’kanë rëndësi fushat e heshtura —
Këtu është një pyll i vogël,
Me gjethe të bleruara përherë;
Këtu është një kopsht i ndritur;
Ku kurrë një brymë s’ka rënë;
Në lulet e tij që nuk vyshken
Dëgjoj bletën e praruar të gumëzhijë:
Prithee, vëllai im,
Eja në kopshtin tim.

– – –
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2006