Emily Dickinson – Kam një Mbret…

Emily Dickinson (1830-1886)

KAM NJË MBRET I CILI NUK FLET
Emily Dickinson [ 1830-1886, ShBA ]

Kam një Mbret, i cili nuk flet —
Kështu — në çudi — orët i kaloj lehtë
tutje ditën duke shtyrë —
Gjysmë e gëzuar kur është natë, dhe flej,
Nëse lumturisht, nëpër ëndërr, të fishkëllej
Në sallonet, nga dita të mbyllur.
Dhe nëse e lumtur — kur mëngjesi vjen —
Më duket sikur njëqind lodra
T’i kenë mbështjellur palët e jastëkut tim
Dhe klithmat e mbushin qiellin tim fëmijëror
Dhe zilet vazhdojnë të thërrasin “Victory”
Nga thatësira në shpirtin tim.
Dhe nëse jo e lumtur — Zogu i vogël
Brenda Pemishtes, nuk dëgjohet,
Dhe unë nuk lutem dot
“At, do t’jenë të bëra” sot
Sepse vullneti merr rrugë tjetër
Dhe kjo ishte thyerje betimi!

– – –
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2006