(s. guraziu – ars poetica, sh 2018)
…sipas Alma-Tadema në pikturën e tij duhet t’i “shohim” dy femra të reja romake, njëra duke i lexuar lirikat e “poetit më të preferuar, favorit” (nga rrotullama e shpalosur, ose nga dorëshkrimi), tjetra e shtrirë në jastekët mbi mermerin (duke dëgjuar, duke u mahnitur me vargjet poetike, me artin e fjalës… poezia ashtu-kështu është diç si “mbretëresha” e arteve, ngjashëm pakashumë siç atletika konsiderohet “mbretëresha” e sporteve : )
…në sfond duhet t’na bien në sy një seri pllakash veshur me figurat e “bronzëta” të Muzave (se fjala është për “muzat”, duhet të konkludojmë vetë… meqë djathtas, pranë kokës së gruas së shtrirë, piktori është munduar t’i bëjë të “dukshme” simbolet e muzës së Astronomisë, Urania), pllakat duhet t’jenë diç si kanatiere rrotulluese, mbase elemente të interiereve, të terasave nga vilat romake, për mbrojtjen nga dielli ose për “sigurimin” e hijes së këndshme gjatë seancave poetike-letraristike…
Lawrence Alma-Tadema (1836-1912) – Poeti favorit, 1888

