Kultura sipas Shifrave të INSTAT (AL) dhe CBS (NL)!

(sg – ap, sht 2018)

Viti 2016 në Shqipëri ishte i pasur me 789 shfaqje (evente), rreth të cilave patën gravituar afro 100 mijë vizitorë. Gjatë 2016 në Shqipëri kishte 4 teatro aktive (ose për të cilët INSTAT është impenjuar të mbledh statistika, dhe t’i përmend në raportet e veta) – sipas INSTAT, e 2016-ta shqiptare i kishte :
– 118 shfaqje, 25.761 vizitorë (Teatri Kombëtar Popullor)
– 131 shfaqje, 17.773 vizitorë (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor)
– 338 shfaqje, 27.060 vizitorë (Teatri Kombëtar Eksperimental)
– 202 shfaqje, 20.818 vizitorë (Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë)

***
Viti 2016 në Holandë ishte i pasur me 25.203 shfaqje (evente), rreth të cilave patën gravituar afro 7 milionë vizitorë. Gjatë 2016 në Holandë kishte 557 teatro aktive dhe 335 organizata / kompani… që merreshin, ose ishin të lidhura me organizimin e eventeve kulturore / artistike – Sipas CBS e 2016-ta holandeze i kishte :
– 12.635 shfaqje teatrale [ 2.133.000 vizitorë ]
– 4.778 performanca teatrale-muzikale [ 2.598.000 vizitorë ]
– 7.790 kabare dhe shfaqje në shkallë të vogël [ 2.253.000 vizitorë ]

Notë:
Statistikat e INSTAT për vizitorët në Muzeun Kombëtar, për Parqet Arkeologjike, për filmat e AQShF, për ekspozitat e vizitorët në GKA, për vizitorët në Kalatë e monumente të tjera i lashë “përjashta” kësaj analogjie shifrash, pasi do përshfaqej kontrasti i dhimbshëm i 1 muzeumi të vetëm me rreth 700 muzeume të Holandës (INSTAT ka publikuar shifra vetëm për për Muzeun Kombëtar në Tiranë), do dilte ne shesh kontrasti i ca parqeve / atraksioneve të Shqipërisë… me qindra parqe / monumente tjera kulturologjike të Holandës, as publikimet / frekuentimet e 1 biblioteke (BKSh) s’duhet të “paralelizohen” me afro 200 biblioteka halandeze (me rreth 4 milionë abonues / lexues të rregulltë), sa për galeritë e artit e për muzeumet bie fjala vetëm Amsterdami i ka mbi 80 muzeume, numri i vizitorëve vetëm në 1 muzeum të Amst. (psh. në Rijksmuseum) për vitin 2017 ishte 2.16 milionë, ndërsa për shfaqjet filmike, numri i ekraneve kinematike në Holandë ishte mbi 900 sosh, vetëm IDFA (International Documentary Film Festival, Amsterdam) gjatë 2016 i kishte rreth 250.000 vizitorë, ndërsa rreth 305.000 njerëz e patën vizituar IFFR (International Film Festival, Rotterdam).

Referencat:
– INSTAT [ Institute of Statistics, Albania ]
– CBS [ Centraal Bureau voor de Statistiek – Nederland ]

Shtojcë: një dikush – emrin s’po ia përmend, lidhur me këtë postim më kishte nisur një mesazh pothuaj “përtallës” rreth diferencave të shifrave AL-NL, sipas tij ndoshta s’ishte nevoja për krahasime… s’duhej postuar fare, apo ku ta di çfarë ka dashur të thoshte me mesazhin e vet, thuase shifrat shqiptare dhe ato holandeze na qenkan të “miat” si fakte të stisura, thuase unë i trilluakam të dhënat e INSTAT etj. – andaj për “hir” të keqardhjes rreth keqkuptimit eventual, e zgjerova postimin dhe me disa info të tjera

***
S’është “çështje” diferencash, por çështje faktesh mbase, dhe ju garantoj s’janë “fakte” të mia : ) por fakte institucionale shqiptare, të shtetit shqiptar – sipas INSTAT, Shqipëria i ka rreth 2.800.000 banorë (ose kështu diç), pothuaj 1/3 e popullsisë shqiptare jetojnë në Qarkun e Tiranës, e cila zonë është e ngarkuar me popullsinë më të lartë në vend (afro 1 milion), përndryshe në Shqipëri rreth 46% është demografi “rurale” – andaj për shfaqjet teatrale neper fshatrat mbase INSTAT s’ka patur ç’te thotë me anën e shifrave, shtresa më e madhe jo e varfer e Shqiperise hyjnë në këtë “milionshin” qarkor të Tiranës, njerëzia o shkojnë në teatrot e Tiranës o…

Ndoshta sipas INSTAT tjerat shifra s’ia “vlen” të përmenden… s’kemi si ta dimë pse INSTAT nuk publikon të dhëna rreth fakteve përjashta Tiranës, s’di ç’duhet thënë – ose, ja do provoj, s’ka rëndësi nëse t’kem të “drejtë” : )

Ne v. 2017 Shqipëria e pati miratuar të ashtuquajturën “Strategji Kombëtare të Shëndetësisë”, ministresha e Shëndetësisë shqiptare znj. Ogerta i pati “mbledhur” ca shifra e fakte për t’i shpalosur para ekspertëve të shëndetshëm shqiptarë (dmth. qe ta ARSYETONTE me fakte “nevojën” e strategjisë në fjale, jo pra duke u “skuqur” e duke i fshehur shifrat, por pikërisht duke i shpalosur), ajo pati shkruar se Shqipëria e pati një nivel të lartë PAPUNËSIE gjatë gjithë periudhës tranzicionale, në fund të v. 2015 papunësia e përgjithshme ishte rreth 17.7%, ndërsa papunësia rinore (grup-mosha deri 29 vjeç) ishte 32.2% – kjo është një shifër bukur e lartë e papunësisë, apo jo !

Znj. Ogerta vazhdonte se kah fundi i v. 2016 megjithatë shkalla e papunësisë nga 17.7% pati rënë në 14.7%, ndërsa papunësia rinore në 27.4%. Ajo po ashtu me optimizëm thoshte se varfëria pati ndjekur vazhdimësinë e “uljes” nga 25.4% (v. 2002), në 18.5% (v. 2005), dhe tutje 12.4% në v. 2017.

Sipas Znj. Ogerta matja e fundit e varfërisë qe kryer në v. 2012 (edhe këto “matje” ishin nga INSTAT, ma merr mendja) kur të varfërit në Shqipëri përbënin rreth 14.3% të popullsisë (ajo pati theksuar se tejet të varfer ishin vetëm 2.3%).
Znj. Ogerta thoshte se nën vijen e varfërisë jetonin 16.6% e popullsisë (ose rreth gjysmë milioni persona), më të varfërit vazhdojnë të mbeten të papunët, pensionistët dhe të zhvendosurit brenda vendit, të cilët përbëjnë mbi 20% të popullsisë shqiptare. Ministresha pati konkluduar se enklavat e varfërisë vazhdojnë të mbeten zonat RURALE të vendit…

Ja pse ndoshta as INSTAT s’ka si jep “shifra” që ia vlen për teatrot provinciale dhe të fshatrave – veç e thamë se në Shqipëri rreth 46% është demografi “rurale”.