John W. Godward – Vajzat romake mërziteshin…

…sipas Godward vajzat romake mërziteshin, sipas tij në Pompei kishte panumër bukuroshesh të mërzitura, pllakosur nga monotonia, panumër vajzash të dashuruara, tërë ditën të përhumbura në zhgjëndrrat e ëmbla, pothuaj vdisnin ashtu ëmbëlsisht nga dembelosja në stilin “dolce far niente”, dita ishte e gjaaaaaaaatë, të dashurit askund… rrallë aty-këtu ndonjë miush futej në shportë sa për t’i trazuar 🙂
(sg – ap, shtator 2018)

John W. Godward (1861-1922)
Kur zemra është e re, 1902,
Plogështi e ëmbël e dashurisë, 1902,
Miu në shportë, 1893