Eugene de Blaas – Flirtet dhe romancat pikturale të Venecisë…

…mjaft e bujshme ishte jeta “romantike” e Venecisë, më mirë sesa de Blaas askush s’na e shpalos këtë detaj “interesant” – apo ndoshta asfare “interesante”, piktori ishte italian dhe pati jetuar aty, e njihte mirë qytetin, s’kishte arsye të ekzagjeronte – de Blaas ka bërë mjaft këso “bisedash”, herë në terasat e verandat e Venecisë, herë në kopsht e herë në oborr, herë tek burimi a tek pusi, herë diku në rrugë o mbështetur për muri, herë rrëzë përroit e herë nga lart ballkonit – anise, bie fjala ballkoni italian i “Romeos…” ishte një “joshje” e stisur për turistët, një mençuri e ujdisur nga italianët e mençur, pasi në dramën e Shekspirit s’ka “ballkon”, ai e kishte fjalën për “dritare” në fakt : )
(sg – ap, shtator 2018)

Eugene de Blaas (1843-1931) – Bisedat në terasë, Veneci

Eugene de Blaas (1843-1931) – Bisedat në terasë, Veneci

Eugene de Blaas (1843-1931) – Flirtimi në oborr, 1908

Eugene de Blaas (1843-1931) – Flirtimi në oborr, 1908

Eugene de Blaas (1843-1931) – Flirtimi, 1903

Eugene de Blaas (1843-1931) – Flirtimi, 1903

Eugene de Blaas (1843-1931) – Flirtimi, 1894
…pa shihja lulen, trëndafilin e djaloshit, thjesht dhe ca momente sa të fashitet turpi : )

Eugene de Blaas (1843-1931) – Flirtimi, 1894