Florent Pagny – Të dish të dashurosh

Florent Pagny

TË DISH TË DASHUROSH
Florent Pagny

Të dish si t’i buzëqeshësh
Femrës së panjohur që kalon pranë
Dhe t’mos e ruash asnjë gjurmë
Përveç kënaqësisë
Të dish të dashurosh
Pa pritur asnjë favor a kompenzim
Romancë “antologjike” as vlerësim
Madje as shpresën të të dojë

Vetëm të dish si të dhurosh
Dhënie pa marrë asgjë si kthim
Vetëm të mësosh
Të mësosh si dhurohet
Të dashurosh pa humbur kohë
Të dashurosh për t’fituar gjithçka
Duke mësuar si buzëqeshet…

| – – – v a zh d o n – – – – –

Florent Pagny – Lirika: “Savoir Aimer” (versioni në anglisht), nga anglishtja: S. Guraziu

…”s’para përkthej lirika (tekste) këngësh, anise mund t’ketë dhe ndonjë përjashtim, nëse pikëtakohen sadopak dhe ‘poetikat’ me parapritjet (sidomos nuk përkthej nga ndonjë gjuhë e ‘3-të’)…” – kështu pata thënë para disa viteve, uroj ta kem mbajtur fjalën : ) sepse ende them a mendoj të njëjtën, madje dhe përkundër faktit se Bob Dylan në v. 2016 qe nderuar me çmimin Nobel për “Letërsi” – me Nobelin e Dylan gjoja vulosej se dhe lirikat e muzikat duhet konsideruar “letërsi” – dhe derisa është fakt se ka shumë lirika që janë poezi të mirëfillta (psh. ato të Dylan), prapëseprapë (sipas meje) problematika ngelet pothuaj njësoj si ajo e “purpurta e Tyres”, e që dmth. për fat të keq, duhet zier një kazan i madh me guaca Murex, duhet duruar ai kundërmimi i tmerrshëm për pakëz “bojë mbretërore” (vetë s’e kam idenë, natyrisht, por thuhet se guacat Murex gjatë ‘procesit’ kundërmojnë tmerrshëm), pra sikur duhet “zier” një kazan me lirika për ta filtruar një grimë të purpurit poetik mbretëror : )
(sguraziu)

***

[ versioni nga origjinali në frëngjisht, përkthyer nga Roland Çipa, Francë – Teksti – Lionel Florence / Muzika – Pascal Obispo / Këndon – Florent Pagny ]

Të dish të duash

Duhet të dish ti buzëqeshës
Një të panjohure që kalon
Të mos ruash asnjë gjurmë
Përveç kënaqësisë

Duhet të dish të duash
Pa pritur që edhe ty
Të vlerësojnë apo çmojnë
Pa patur shpresë të dashurojnë

Duhet të dish të japësh
Të japësh pa marrë
Të mos bësh gjë tjetër veçse
Të mësosh, të mësosh të duash

Të duash pa u menduar
Të duash pas masë
Të mësosh të buzëqeshës
Pa përfitim
Të mësosh të jetosh
Dhe të largohesh

Duhet të dish të presësh
Ta shijosh këtë kënaqësi
Që na e japin si pa dashje
Sa që nuk e prisnim më

Të besosh
Për të larguar frikën e vetmisë
Të ngulitur si rudhat
Që zbehin pasqyrat

Duhet të dish të vuash
Në qetësi, pa pëshpëritur
Pa mbrojtje, pa armë
Të vuash deri në vdekje

Dhe pastaj të ngrihesh
Ashtu si ata që rilindin nga hiri
Me dashuri të pafundme
Duke e harruar të kaluarën

Të mësosh të ëndërrosh
Të ëndërrosh për dy veta
Duke mbylluar sytë
Dhe të dish të japësh
Të japësh pa u penduar
Pa e përgjysmuar

Të mësosh të rezistosh
Të rezistosh deri në fund
Të rezistosh me çdo kusht
Të mësosh të duash
Dhe të ikësh
Të ikësh