(sguraziu – ars poetica, 4 q 2019)
…sot në ShBA është shënuar 100-vjetori i “Amandamentit 19” (i të drejtës së grave për t’VOTUAR) – 100 vjet më parë Kongresi Amerikan e pati miratuar ndryshimin e Amandamentit të 19 të Kushtetutës së ShBA, i cili përmirësim i Kushtetutës u garantonte grave të drejtën për t’votuar…
…ngjitur harta e botës me vitet kur gratë kanë fituar të drejtën për votim, dihet që Shqipëria ishte bukur e hershme në këtë drejtim, gratë shqiptare që në v.1920 mund të votonin, njësoj krenare si dhe gratë amerikane, të njëjtin vit si dhe ShBA (1920), 1 vit a 2 pas Britanisë (1918), Holandës (1919), Gjermanisë (1918) etj. por ama me dekada përpara Francës (1944), Italisë (1945), Greqisë (1952)… madje Zvicra tek në v. 1971 ua pati lejuar grave të votojnë, shih pra, ec e mos u mahnit, Shqipëria s’e kishte mbushur ende as 1 dekadë si shtet, zviceranët krekoseshin se ishin 700 vjet shtet, konfederatë, ndërsa nga ana tjetër aq të “prapangelur” kur janë në pyetje gratë : )
gjithsesi, Zvicra prapë është “lule” krahasuar bie fjala me Arabinë, gratë arabe u desh të prisnin deri dhe fundin e dekadës së parë të shek. XXI

