Laryshia grupologjike e Fb dhe tundimi…

(sg – ap, 4 q 2019)

…sinqerisht, kohët e fundit thuase më “intrigon” fakti që fejsbukiada shqiptare ka aq shumë grupe, lloj-lloj grupesh dhe po ashtu panumër sosh, s’kam si ta dëshmoj ashtu shkencërisht, mirëpo nganjëherë sikur kam përshtypjen as vetë 2-miliardëshi kinez (dmth. me gjithë Indinë se bashku) s’kanë më shumë grupe – ato grupet politike shqiptare dhe s’më bejnë përshtypje… qofshin dhe aso me “trëndafilash”, madje më duket mjaft irrituese kur Fb m’i hedh para sysh, më lënë të ftohtë, s’më lëviz as syri…

…mirëpo laryshia e grupeve shqiptare dhe idetë thjesht të paskajshme, Fb si për inat s’më le të qetë, m’i vërtit reklamat kahdo që rrotullohem, kur i shoh disa grupe “trëndafilkuqe”, me lloj-lloj zemrash, me dhjetra-mijëra anëtarë, papritmas sikur vetja më duket i “humbur” diku në askundësinë e Fb, disi përjashta “kohës”, si një mjeran i dekadencave, i prapangelur totalisht sa i përket Fb-shkencave “socio-logjike” – epo ç’më gjeti me këtë Fb : )