Poetry Foundation, “Open House”, Chicago

(sg – ars poetica, 5 maj 2019)

…Poetry Foundation kujdeset që lexuesve të poezisë anembanë botës t’ua nis një poezi për “Ramazanin”, dhe thotë se fillon sot në mbrëmje… “the religious holiday of Ramadan begins at sunset this evening” – ndër vite, ka pothuaj një dekadë tashmë, nga Poetry Foundation i kam ndarë me miqtë e me lexuesit e poezisë (dhe via postimeve në Fb) me dhjetra e dhjetra poezi sjellur në shqip, kryesisht të poetëve amerikanë…

…Poetry Foundation është një organizatë e pavarur për letërsi, me qendër në Chicago, qe themeluar në v. 2003 me buxhetin-dhuratë ose donacionin prej 200 milionë dollarësh, me qëllim promovimin e poezisë. Krahas revistës periodike të fondacionit me titullin e thjeshtë “Poetry”, fondacioni mban “kontaktin” me lexuesit via “newsletter” së rregullt letrare, postim konsistent, postim i përditshëm a çdoditshëm… gjithë vitin, 7/30/360, pa përjashtime…

…në një vend tjetër vitin e kaluar pata shkruar:
“…Fondacioni i mirënjohur dhe i respektuar thuase mëton t’i ngelet besnik thënies së dikurshme të Gëte, “mundësisht, njeriu do duhej çdo ditë të lexojë së paku nga një poezi të mirë…” (ose diç kështu, përafërsisht, pati thënë Gëte). Ka me vite që Poetry Foundation, çdosecilën ditë, nga thesari i letërsisë amerikane na e dhuron nga një diçka si ëmbëlsirë të përzgjedhur; si klithmë e ndërgjegjes, si lirizëm, si “përkujtim” poetik, si kumt zemre, si përsiatje… etj. etj. ”

[ Fotot: Qendra e Poetry Foundation, “Open House”, Chicago ]

Qendra e Poetry Foundation, “Open House”, Chicago