Shqipëria diç si parajsë e “parrezikshme”…

…një portugeze me emrin Victoria Farina vitin e kaluar e paska vizituar Shqipërinë dhe i paska siguruar lexuesit që “s’është vend i rrezikshëm” (ishte ndoshta dikur, na ishte se ç’na ishte, tani 30 vjet pas “rënies së komunizmit”, në vitin 2021 s’ka pse t’kihet frikë, jo, jo dhe jo…), madje na qenkësh diç si parajsë, paska shumë meshkuj, dmth. femrat duhet ta vizitojnë sa më parë, “…i sheh vetëm meshkujt në rrugë, e KUDO… ka 5 meshkuj për 1 femër” – anise qenka turpëruar pak, sepse meshkujt s’ia paskan shqitur sytë…

[ unë s’e kuptoj portugalishten, aty-këtu ndonjë fjalë, e kuptova “perigoso = e rrezikshme” dhe u bëra kureshtar, e hodha tekstin në G-Translate… pastaj ngela me buzëqeshjen : ) sg – ap, 20 j 2022 ]