Kërkon kënaqësi të vështirë… atëherë thjesht lexo!

Harold Bloom – Nëse kërkon ndonjë kënaqësi të vështirë… atëherë thjesht lexo 🙂

“Ne zhytemi në leximin për arsye të ndryshme, shumica e arsyeve të njohura: mjaft njerëz s’mund t’i njohim mjaftueshëm thellë; duhet ta njohim veten më mirë; kërkojmë ta njohim jo vetëm veten e të tjerët, por dhe mënyrat se si gjërat janë. Megjithatë, motivi më i fortë, më autentik për lexim të thelluar… është kërkimi për një kënaqësi të vështirë”.

“Leximi i shkrimtarëve më të mirë – le t’themi i Homerit, Dantes, Shekspirit, Tolstojit – nuk do t’na bëjë qytetarë më të mirë (sesa jemi). “Arti është përkryeshmërisht i padobishëm”, sipas të madhit Oscar Wilde, i cili kishte të drejtë pothuaj lidhur me gjithçka. Ai po ashtu na pati thënë se “të gjitha poezitë e këqija janë të sinqerta”. Sikur t’kisha mundësinë ose autoritetin ta bëja, do t’kisha urdhëruar që këto fjalë të jenë të gdhendura mbi portën e çdo Universiteti, në mënyrë që secili student të mund ta peshonte shkëlqimin e mendjehollësisë “.
(Harold Bloom)

***
Harold Bloom (1930-2019), kritik letrar amerikan, i mirënjohur dhe i respektuar në mbarë botën, shkrimet dhe ose veprat e tij janë pothuaj të panumërta, “Sterling Profesor” i Shkencave Humane (Yale University) – në v. 2017 Bloom qe quajtur “padyshim kritiku më i famshëm letrar i botës anglisht-folëse”… (s. guraziu)

Harold Bloom