Northrop Frye – Shekspiri ishte poet sepse ishte një dramaturg!

W. Shakespeare

| – – –
Një hamendësi më e hollë dhe thellë e rrënjosur është që Shekspiri ishte një poet i madh i cili shkroi drama. Po, ai ishte, por sikur t’kishte punuar gjithë jetën në një gjini tjetër nga drama, ai do t’ishte, siç mund ta shohim nga veprat e tij jodramaturgjike, një poet i jashtëzakonshëm, por jo një aso poeti që ta pushtonte imagjinatën e botës.
…Me Shekspirin elementi aktrues dhe teatralja janë gjithmonë gjëra që vijnë në rend të parë. Poezia, sidoqoftë e paharrueshme, është funksionale në dramën: ajo nuk shkëputet mëvetësisht, si e pavarur.
…Shekspiri ishte poet i cili shkroi drama, në rregull; por është më shumë e saktë dhe më pak shpërudhëzuese të thuhet se ai ishte një dramaturg i cili në përgjithësi i përdori vargjet. Shumica e njerëzve që ankohen për shijen e Shekspirit dhe pëlqimet e tij, rreth kësaj pike janë vërtitur gabimisht. Një poet i madh, ndiejnë ata, nuk do duhej të ultësohet qëllimisht e të shkruajë melodrama dhe batuta të ndyra. Prapa kësaj fshihet një ndjenjë e paqartë se për një poet drama ashtu-kështu është një gjini jo e pastër. Mbase dhe është kështu. Por Shekspiri ishte poet sepse ishte një dramaturg, kështu që ky princip nuk vlen për të. Dhe instinkti i tij se çfarë i përshtatet një situate dramatike ishte pothuajse i pagabueshëm.
| – – –

[ shkëputur nga: Northrop Frye – “Duke mbajtur Shekspirin prezent!” – S. Guraziu, 2008 ]

W. Shakespeare