Jan Hammer – Crockett’s Theme (Miami Vice), 1984

S. Guraziu, K 22

[ …një kompozim i mrekullueshëm i kompozitorit çeko-amerikan, Jan Hammer, muzikë e viteve ’80 e cila sikur ishte “para kohës së vet” sëpaku për nja 2-3 dekada, por jo vetëm… edhe seriali (Miami Vice, të cilit serial i shërbente muzika e Hammer), sikur ishte “serial avangard” ]

Jan Hammer (1948) – “Crockett’s Theme” (Miami Vice), 1984

[ Posted on Youtube channel @skydivision1 : Jun 1, 2024 ]

[ replaced the older version, now with the beautiful remix by Moreno J ]
Music: (Original) Jan Hammer – “Crockett’s Theme” (Moreno J Remix)
Footage: “Miami Vice” scenes, compilation by Jessica C., 2019

***
[ Miami Vice, 1984 – Comment by W. M. Aslam (England) ]

Miami Vice was a hugely successful and influential TV show that would go on to be mimicked by other TV shows as well as films. Crocket and Tubbs were the coolest duo of the 80s. The look, sound, dialogue and subject matter summed up the 1980s perfectly.
Don Johnson was cooler than ice, and Philip Michael Thomas was hotter than the Miami sun. The two men played Sonny Crockett and Ricardo Tubbs, drug-enforcement officers in a bright and fashionable Miami. At the time Miami was a run-down town, plagued with drugs as well as other social and economic problems. It’s no secret that Miami Vice helped the area prosper to eventually become what it is today.
The show was a watershed moment in TV much like how MTV changed music and music videos. Crocket and Tubbs took on hardened criminals and suffered for it. They showed the real side of policing, where the risk of being harmed or even killed was an occupational hazard. What really made the show for me, was their friendship.
I can’t write about Miami Vice and not talk more about their pastel-shaded fashion, the stubble-faces, sock- free and carefree hairstyles. The look of Miami Vice is what made it stand out from other police shows. The pastel colours added warmth to their personalities and complemented the Miami sunshine. The colours popped out as did everything else in the show. The rough, unclean, dishevelled look was to Miami Vice what Clint Eastwood was to Fistful of Dollars.
The grooming style reminded me of that 1960s Spaghetti Western look made popular by legendary as well as visionary film director Sergio Leone. I imagine Michael Man was influenced by Leone’s anti-hero characters. The Sonny Crocket look became very popular with guys. The light-coloured blazer, pastel T-shirt and shoes without socks became commonplace. I can still remember some of my older friends wearing this look.

 

Koment nga W. M. Aslam (Britani e Madhe)

“Miami Vice” ishte një serial televiziv jashtëzakonisht i suksesshëm dhe me ndikim, që do t’imitohej nga shfaqje tjera televizive te mëpastajme, si dhe nga filma. Protagonistët Crocket dhe Tubbs ishin duo-tandemi ose dyshja më e bukur e viteve ’80. Pamjet, tingujt, dialogjet dhe tema e “Miami Vice” i përmblidhnin në mënyrë perfekte vitet ’80.

Don Johnson (në rolin e Crocket) ishte më i ftohtë se akulli, Philip M. Thomas (në rolin e Tubbs) ishte më i nxehtë se dielli i Majamit. Dy burrat i luajtën protagonistët Sonny Crockett dhe Ricardo Tubbs, oficerë të anti-narkotikës në një Miami të ndritshëm dhe në modë. Në atë kohë Miami ishte një qytet me mjaft probleme, i “rrënuar” nga narkotikët si dhe nga probleme të tjera sociale dhe ekonomike. Nuk është sekret që seriali “Miami Vice” ndihmoi që zona të përparojë dhe përfundimisht Miami të bëhet ç’është sot.

Shfaqja e serialit ishte një moment vendimtar në TV, pakashumë ngjashëm siç MTV e “ndikoi” muzikën dhe videot muzikore të deriatëhershme. Crocket dhe Tubbs do përballeshin me kriminelë të ashpër dhe do vuanin për këtë. Ata e përshfaqnin anën reale të policimit, të ruajtjes së rendit, rreziku për t’u dëmtuar, lënduar apo dhe për t’u vrarë ishte një rrezik “normal” i punës. Ajo që vërtet e pati bërë serialin të mrekullueshëm për mua, ishte miqësia e tyre, “pandashmëria”.

S’ke si shkruan për “Miami Vice” dhe t’mos flasësh për modën e asaj kohe, për stilin, për pastelizmin, për fytyrat e rrezitura ngjyrë-kashtë, për frizurat e “lira” prej flokësh, për stilin pa “çorape” dhe për qasjen e shkujdesur. Pamjet e “Miami Vice” ishin thelbësorja që e bënte serialin të dallohej nga shfaqjet e tjera policeske. Ngjyrat e ngrohta “pastelike” ia shtonin ngrohtësinë personalitetit të tyre dhe sikur i plotësonin rrezet e diellit në Miami.

Koloriti pastelik sikur përdallohej më shumë se çdo gjë tjetër në serialin. Pamjet e vrazhdta, të papastra dhe të çrregullta për “Miami Vice”, thuase do ishin e njëjta gjë siç ishte dikur Clint Eastwood për “grushtin e dollarëve” (Fistful of Dollars).

Stili i zbukurimit dhe i “teleisjes” ma kujtonte atë pamjen a la “spaghetti western” të viteve ’60, popullarizuar nga regjisori legjendar dhe vizionari i kinematografisë, Sergio Leone. Sikur imagjinoj se Michael Man (regjisori i “Miami Vice”) do ketë qenë ndikuar nga personazhet “anti-heroike” të Sergio Leone.

Pamja e protagonistit simpatik Sonny Crocket (Don Johnson) do bëhej shumë e popullarizuar ndër djemtë gjithandej. Sakotë ngjyrë-çelur, bluzat pastelike dhe këpucët pa “çorape” qenë bërë trend i zakonshëm. Ende i mbaj mend disa nga miqtë e vjetër të veshur “njësoj”, në të njëjtin stil. Në rregull, mbase ata s’mbanin çorape sepse bënte shumë nxehtë! Çorapet do u duheshin në Angli! Çfarë dekade (e paharrueshme) të rriteshim…

***
[ shtojcë – afërmendsh, gjeneratat e reja mund ta dinë më mirë se unë, por po e shtoj dhe detajin se, e njohur më është që yllka moderne Dakota Johnson është vajza e yllit të dikurshëm Don Johnson, bukuroshja që do i ketë “zbukuruar” ëndrrat e miliona të rinjëve e të rejave asneskaj botës, me “Fifty Shades of Grey”, s’di saktë sa vazhdime por di se qenë bërë më shumë se 1 “fifty shades…”, po nisem se padyshim do ketë qenë “vazhdimësi” e suksesshme filmike, përndryshe s’do ishin bërë më shumë se 1 : ) ]