Analiza e personalitetit… në bazë të dorëshkrimit!

SG – Ars Poetica, Q 2018

…u bëra “kureshtar” athua vallë çdo thonë ekspertët e dorëshkrimit lidhur me “personalitetin” tim (andaj e ngjita një poezi të “dorëshkruar”… që të kenë ku të bazohen : )

…e dija pak, ama nuk e dija se analiza e dorëshkrimit të dikujt, duke filluar nga 1920 e tutje qenka zhvilluar në një vegël të rëndësishme shkencore, sot pothuaj qenka kthyer në një “shkencë në vete” – lidhur me zhvillimet në këtë drejtim “mësova” teksa më interesonte diç rreth piktorit Dante G. Rossetti (1828-1882) dhe rreth muzës së tij, Elizabeth Sidal (1829-1862), e cila ishte njëra nga modelet e pre-rafaelitëve të famshëm, jo vetëm e të madhit Rossetti (bie fjala pikturat Venus Verticordia, Lady Lilith, Monna Vanna, Veronica Veronese, The Beloved, A Sea Spell, La Pia de Tolomei, Monna Rosa, A Vision of Fiammetta etj.), por dhe e të mëdhenjve John Everett Millais (piktura e tij e famshme “Ophelia”), pastaj e piktorit John W. Waterhouse (piktura “Destiny”)

[ Duke lexuar “One Pre-Raphaelite Legacy: An Analysis of the Personalities of Rossetti & Siddal (The Journal of Pre-Raphaelite Studies”, Vol 2, May 1987) ]