SG – Kolibri i Përhumbur, 2007

KOLIBRI I PËRHUMBUR
S. Guraziu, 2007 (Skicë…)

Nëse ia del, një pyll të tërë çmende, cicëro, si vetë Orfeu këndo, por vallë si do ta arrish këtë, pandeh me bujë e poterë, si dikur Pterosauros… në erë – sa qesharak që je, aq shumë pafajësi, rrahje të padukshme flatrash, në askundësi (pothuaj mentalitet fluturash), pa e ditur mirëfilli as ç’është “çmenduria” për ty?

Oh jooo, të dashurohesh (ç’marrëzi ideatike!), t’ia falësh zemrën një dordoleci fushe, të besosh se ka zemër “poetike”, në supin e tij të pushosh, rrëzë veshit t’i recitosh, me ariet ta ëmbëlsosh, me notash të ëmbla kolibri-ke!

Thirri mendjes fluturosh, çmendu ndryshe, endu kot mes lulesh, mos u merr me zemra akull të fushës, me dordolecë të lagjës, kujtohu… s’ka zemra leckash, as aso të kashtës, në fakt sa i marrë që je, sa shumë besim ke, harron që ata janë aty për të të trembur dhe ty!