Gabimi i Ajnshtajnit – Mashtrimi kuantik, si “buzëqeshje” gabimthi!

S. Guraziu – Ars Poetica, Dhjetor 2016

Teoria Kuantike, kundërshti fondamentale për shkencën moderne” – (Albert Einstein, 1938) – pra e qartë, as Ajnshtajni nuk dinte gjithçka (afërmendsh, thua se e kishte me borxh të dinte gjithçka, thuase pak pati ditur : )

…sot do t’i shkonte buza në gaz dhe vetë Ajnshtajnit (lidhur me skepsën e tij ndaj shkencës kuantike), sot kjo fushë e interesimit dhe e aktivitetit të njeriut gjeneron jo më pak por 1/3 e ekonomisë amerikane / evropiane, falë investimeve të pafund gjithandej globit kryhen panumër eksperimente të avancuara në nivele sub-atomike, shkenca moderne ushqehet me miliarda e miliarda, investohen shumash marramendëse (bie fjala ndërtimi i Large Hadron Collider – LHC Cern, Zvicër, aparati më i avancuar shkencor ndërtuar ndonjëherë nga njeriu, ku dhe u zbulua bozoni i Higgs, 2013)…

***
…në një letër, e vitit 1938, shkruar nga Ajnshtajni në gjermanisht, shohim që ai refuzonte ta shkruajë parathënien për librin e “kolegut të nderuar” [ fjala është për Dr. Gustaf Strömberg, dhe për librin “Shpirti i Universit” (Universums Sjal) ], Ajnshtajni e refuzon “kolegun” ose kërkesën e tij për të shkruar parathënien, në letër i referohet Teorisë Kuantike si “në kundërshti me shkencën moderne” dhe flet për një “tendencë kah pikëpamja mistike”…

“I nderuar Koleg: veç ju kam shkruar dhe jua kam thënë përse pata vendosur t’mos e shkruaj parathënien për librin tuaj. Dallimi midis gjërave reale, që duhet t’i nënshtrohen procesit të caktuar të guidës idealiste, dhe të cilit proces i përshkruhet ekzistenca e caktuar e pavarur, është evidente si përpjekje në zgjidhjen tuaj. Ky koncept duhet t’i shërbejë një kuptimi të caktuar i cili do t’i balanconte procedurat në kuadër të natyrës organike dhe inorganike. Megjithatë, më duhet ta refuzojë eksperimentin sepse, sipas mendimit tim, (Teoria Kuantike) në fushën inorganike tashmë veç është si qasje mashtruese. Në njëfarë mase është parim i dyfishtë i cili, sipas meje, më shumë i ngjan shpjegimit sipërfaqësor primitiv dhe rrënjësisht i kundërvihet shkencës moderne. Sidoqoftë, aktualisht ekziston një tendencë e caktuar për pikëpamje mistike, e që është duke u publikuar në literaturën e popullarizuar shkencore. Nuk dua ta ushqej këtë tendencë me asgjë…”
(përgatitur nga sguraziu, 2016)