Bukurisht e shëmtuar, asnjë ndërtesë s’do “guxonte t’i afrohej”

sguraziu – ap, g 22

( vallë pse më e lehtë të kapërdihen të vërtetat kur na i thonë të huajt – nëse t’i them unë të duket sikur flas për Arkitorturë, jo për Arkitekturë )

…e gjeta një përshkrim mjaft “realistik” sa i përket bukurisë arkitekturale të BKK, përshkrim aq “afër tokës”, s’kisha si prisja këso “përshkrimi” nga shqiptarët, ka 10-15 vjet e më shumë pata menduar t’i thosha vetë të “njëjtat” fjalë por ec e guxo, sakaq do m’kapte ndonjë “ligj blasfemik” kundër estetikës… do m’shpallnin “anti-estet” o diç ngjashëm…

…s’them të gjithë, kuptohet, s’duhet “gjeneralizuar”, shqiptarët mbase dhe do heshtnin, s’do pajtoheshin ama sëpaku do e vrisnin mendjen për thelbin, s’do e flaknin gjithë idenë, ndërsa arki-patriotët kosovarë mos pyet, se si kam frikë do m’bënin “lesh”, qoftë në ndonjë forum a kudo që të ndodhesha – eeee mo mbylle, na paske shije ti për arkitekturat, se mos na qenke arkitekt, na shtiresh tani dhe Mikolango, ndonjë Lloyd, Bernin, Corbusier, Gaud i padëgjuar, hesht mo se ta ndreqim samarin…

…dhe unë do duhej të ikja me “bishtin nën shalë” nga cilido forum shqiptar (dikur ishin “forumet” në modë, Fb ende s’pati lindur, ose ishte në pelena), thuase fjalët e mia do “flisnin” për Arkitorturën, assesi për realitetin estetik – ja tashmë “Guardian-i” britanik, mrekullia vetë, vallë pse më lehtë të kapërdihen të vërtetat kur na i thonë të huajt – nëse t’i them unë të duket sikur flas për Arkitorturë, jo për Arkitekturë : )

***
[ Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë ]
“E shëmtuar, apo jo, bukurisht (e shëmtuar)!” pati thënë shoku im. Kjo ndërtesë gjeometrike prej “xhama-flluskash” është Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Askush s’më pati paralajmëruar teksa u nisa të eksploroja. (Kur ja, u shfaq) krejt papritur aty ishte, si ndonjë Kub Rubikoni për t’lozur me të gjigantët kalimtarë. Ky grumbull asimetrik prej kubesh e kupolash, (grumbull) më tepër i bukur sesa i shëmtuar, në vetminë e vet në zemër të një parku të “kaçubosur” – aq më mirë, (qëkur ashtu “solo” ndihmon) për t’i çmuar-vlerësuar aspektet e panumërta të tij. Dhe t’jem i sinqertë, cila ndërtesë tjetër do “guxonte t’i afrohej”!
Tim Nichols – [ The Guardian, 2019 – Fotoja: Getty Images ]