Branko Maleš – Nga Ushqimi, tek Zoti

NGA USHQIMI, TEK ZOTI
Branko Maleš [ 1949, Kroaci ]

hëna është bimë!
si në tokë dhe në qiell!
duhet t’i këndojmë që të rritet!
i jemi frikësuar si asgjësë
e cila megjithatë shfaqet!
dy histori të plota kanë kaluar!
tri javë me tatuazhe!
çdo agshol me shi diç kullufitë!
me këmbëngulje përgjoj agimin!
i frikësoheshim sepse nuk ishte lart,
ndërsa poshtë e zhvilluam kujtesën!
mirë, mirë mbaj mend!
i kam 6 gishta dhe sytë fiksuar
në kohën nga qielli!
dhe pastaj në mes të dansit
pata thënë tani je e imja!
e dua bimën! e dua hënën!
jam ajo bota e privuar nga gjumi
që gjatë ka pritur!
ti ngritesh, unë zbres poshtë,
(ti klith) hej jam grua unë!
ti je shikim (them)!
unë kam vezë!

– – –
© Branko Maleš – Burimi: “Ngushëllimi i kaosit” – Antologji e poezisë bashkëkohore kroate
© Nga kroatishtja: S. Guraziu – Ars Poetica (Impulse postmoderne), 2016