S’jam “hidhëruar” që s’më ka përmendur Presidentja!

(…e di që një Presidente duhet të flet me fjalë të mëdha, aso fjalësh “presidenciale, diplomatike… e shtetërore”, andaj s’jam “hidhëruar” që s’më ka përmendur fare : )

“Të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik, por dhe me një gjë tjetër të fortë. Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të paktë. Në fakt ishim pjesë e së njëjtës ushtri. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetët e tyre për Kroacinë. Më besoni se, Kroacia nuk harron.
Shqiptarët janë tërësisht të integruar, janë qytetarë të respektuar në Kroaci. Ata janë të përkushtuar të mbajnë gjallë dhe lidhjet. Ata janë një shembull se si pakicat mund të bëhen një urë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve Shqipëri – Kroaci.
Kroatët dhe shqiptarët kanë pasur marrëdhënie shumë të mira që nga mesjeta. Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE. Shqipëria dhe Kroacia mund të bëjnë shumë së bashku, dhe qoftë një miqësi sa më e gjatë midis dy vendeve”.

(Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic – Tiranë, Korrik, 2018)