Rainer Maria Rilke – Më e ëmbla këngë

MË E ËMBLA KËNGË
Rainer Maria Rilke (1875-1926)

Si ta mbaj shpirtin tim, pa e prekur
shpirtin tënd? Si ta ngre shpirtin
aq lart, përmbi ty, për gjëra të tjera?
Do doja ta strehoj në çdo gjë të humbur
larg, në errësirën e shurdhër të ndonjë vendi,
pa rezonancë, kur thellësitë e tua të kumbojnë.
E prapë, çdo gjë që mua dhe ty na prek,
si hark violine së bashku na merr,
që një tingull nga dy tela të ndarë nxjerr.
Mbi cilin instrument jemi shtriqur vallë?
Dhe cili muzikant në duart e tij na mban?
Oh më e ëmbla këngë.

– – –
Rainer Maria Rilke – Më e ëmbla këngë (ose Këngë dashurie – Liebes Lied)
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2012