Foto – punëtorët duke pushuar atje lart, si “dikur”!

…një faqe franceze i kishte ujdisur afro 100 foto-krahasime në stilin “avant – apres” (siç ia themi ne, dikur / tani), ndër to kishte plot krahasime interesante por njëra nga to m’u duk më “simpatikja”, s’dija se punëtorët akoma pushojnë ashtu varg në atë hekurin, pandehja se ishte vetëm 1 foto e tillë (më bëhet sikur “panumër” herë e kam parë atë foton ikonike bardh e zi) – sipas meje u lumtë atyre punëtorëve, mua ndoshta s’do ma mbante të ulem aty, s’kam frikë nga lartësia, kam kërcyer dikur madje dhe nga aeroplani, por sepse do harroja ku ndodhem, herët a më vonë do hutohesha, në ndonjë moment do “mbështetesha” gjoja për muri… dhe hooop pingul drejt tokës : )
diçitura thoshte “Dejeuner au sommet d-un gratte-ciel, New York, Etats-Unis, 1932-2011”
(sguraziu – ap, t 22)