Jomikpritja (jofisnikëria) e indianëve të Amerikës!

[ zyrat e qeverisë tribaliste (fisnore) – jomikpritja (jofisnikëria) e indianëve të Amerikës ]
(sg – ap, n 22 – pak humor)

…s’duan madje as vizitorë, qartë e troç e kanë hedhur në tabelë – shkon musafir dhe i bie se duhet paguar dënim për shkeljen e vërejtjeve të tabelave, madje e kanë cekur nga kush është fuqizuar rregulla : “tribal government offices”, zyrat e qeverisë tribaliste, kryeplaku i fisit ka thënë ashtu dhe e kryer : )

…s’di pse më shkoi mendja tek ligjet dhe rregulloret e Kryeministrit Rama, apo ndoshta sepse aq gjaaaatë ngeli si kryeplak, kur gjërat bëhen bajate padyshim na ngelin në mbamendje më lehtë, prandaj dhe më shkoi mendja tek ai, diç ngjashëm si ai truku i reklamave në TV, sa më bajate t’i ujdisin, sa më gjatë t’i vërtisin… aq më lehtë konsumatorët do e kafshojnë grepin, vetë pothuaj e kam “harruar” historinë por di që Rama pati hyrë në zyrë pa mjekër si një Ismail Qemajl djaloshar, tash po na del me mjekër si ndonjë Qemajl i Madh, imagjino për 3 mandate dhe vetëm me dënimet nga “rregulloret” do i ketë mbushur hejbet, qypat, kasat, njësoj si kryeplaku tribalist, hambarin plot drithra – mrekullia vetë : )

***
saginaw chippewa indian tribe – “no visitors please”