Numri 12 thjesht është i përkryer !

( sguraziu – ap, n 2022 – infografikë + koment )

…s’është se po doja si Ptolemeu dikur ndonjë “rretthore ptolemaike”, as Almagest të gjeocentrizmit, por thjesht një lloj “dëshmie” të rrumbullakët se numri 12 është i PËRKRYER, madje dhe BE-ja e di se është “perfekt” : ) tjetër se s’kapërthehet dhe aq lehtë me fjalë, për t’thënë me fjalë çfarë na “thotë” kjo infografika ndoshta do mbusheshin 12 vëllime sa “Lufta dhe Paqja” + nja 12 faqe ekstra do duheshin si appendix, ja pse më lehtë grafikisht – gjithsesi, le t’i përmendim ca 12-she shembullore; viti diellor prej 12 muajsh është “përdorur” që nga v. 2400 pes., Bibla thotë se “kurora duhesh 12 yje”, edhe flamuri i EU 12 yje, edhe Apostujt e Jezu Krishtit ishin 12, edhe zodiaku 12 shenja simbolike, edhe Olimpi 12 zota, edhe detyrat e Herkulesit 12, edhe fiset e Izraelit 12, sepse Jakobi i kishte 12 djem, madje dhe Ismaili i kishte 12 djem, andaj dhe 12 fise, edhe portat e Jerusalemit 12, edhe Imamët (Islami Shiit) 12, edhe 12 ditët e Krishtlindjeve… etj etj., mbase kaq mjafton me “fjalë” për 12-shet, përndryshe do na mbusheshin 12 romane të Tolstojit…