Barbara Ellen Sorensen – Pelikani

PELIKANI
Barbara Ellen Sorensen [ 1945, ShBA ]

Nën diellin e ngrohtë të Nju Meksiko
po vështronim vendin e pelikanëve,
ai strukur mes rosakësh të egër
sikur t’kish qenë aty tërë kohën,
thua se ata po prisnin trupin e madh
të ngathët, formë-hapin e vrazhdtë.
Dhe ai, duke ndjer përshfaqjen e vet
të shëmtuar, puthiti kokën ngusht
për trupin dhe shkujdesur mori pamjen
mospërfillëse të një mjellme.

– – –
© 2013, B. E. Sorensen – “Compositions of the Dead Playing Flutes”, Able Muse Press, 2013
© Për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2015