As “vizion”, as “mision”, as “objektiva”, ama shefat në takt!

(sg – ap, shk 23 – pak humor)

…për t’lexuar tekstin “Arti Muzikor i Shqiptarëve në Kosovë”, portali Research Gate sikur më thoshte:
“na vjen keq por s’kemi kopje, s’e mohojmë se në Shkurt 2023 dikush e ka ngarkuar vetëm titullin, për fat të keq jo dhe tekstin (mbase do ketë harruar, ose mund t’i jetë dhimbsur), s’dimë si t’ju ndihmojmë, tekstin duhet ta kërkoni vetë nga autori”…

…ok, s’shembet bota, një vizitë Prishtinës dhe e gjej, autorja Profesoreshë në UP, anise UP s’është dhe aq i vogël, duhet bredhur korridoreve, duhet konsultuar tabelat, duhet trokitur – pra e vizitova Prishtiniensis, duke naviguar “zbulova” se Fakulteti i Arteve s’kishte as “vizion”, as “mision”, as “objektiva”… për fat të mirë, kolegjiumi i shefave ishte i plotë, imagjino nëse dhe rubrika e shefave t’na ishte zbrazët, s’do e gjeja kurrë emailin : )